Dy persona sulmojnë njëri-tjetrin, njëri ia dëmton edhe veturën
Dy persona janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, pasi janë sulmuar mes veti, derisa njëri i ka dëmtuar edhe veturën tjetrit, raporton teve1.info
Sipas Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur në rrugën “28 Nëntori” në Prishtinë pas mesnatës, derisa rasti kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje të mëhershme.
“Rr. 27 Nëntori 07.07.2023 – 00:49. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi pas një mosmarrëveshje paraprake janë përleshur fizikisht. Gjatë përleshjes njëri i dyshuar i ka dëmtuar veturën të dyshuarit tjetër. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën e Policisë.