Dy persona përleshen për parking në Fushë Kosovë, njëri arrestohet e tjetri në arrati

Dy persona janë përleshur për parking në Fushël Kosovë. Njëri nga ta është arrestuar e tjetri gjendet në arrati.

Policia e Kosovës bën të ditur se i arrestuari ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Hajrullah Zymi”.

“Rr. Hajrullah Zymi, Fushë Kosovë 26.04.2025-11:30. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar, pas një mosmarrëveshje rreth parkingut janë përleshur në mes vete. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe ka pranuar tretman mjekësor, dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati”, njofton policia në raportin 24 orësh.

Lexo edhe:  “Para ose t’i publikoj pamjet intime” – Ky është 34-vjeçari që shantazhoi gruan në Kaçanik