Dy persona i zë rakia në një restorant në Rahovec, të dehur bëhen llom me njëri-tjetrin

Konsumimi i tepërt i alkoolit shpeshherë shkakton probleme në shoqëri. Kjo pasi që personat e dehur, rrezikojnë që të humbin kontrollin mbi veprimet e tyre dhe të bëhen agresivë. Jo rrallëherë ka pasur incidente të tilla, që kanë përfunduar edhe në përleshje brutale, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një restorant në fshatin Xerxe të Rahovecit, ku dy burra janë përfshirë në një përleshje fizike.

Sinjali mëson se dy të dyshuarit po qëndronin në restorant dhe në një moment gjithçka ka eskaluar në dhunë fizike.

Si pasojë e kësaj, ata kanë marrë lëndime trupore dhe jnaë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec, ndërkohë që është njoftuar edhe Policia.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar dy të dyshaurit të cilët janë shoqëruar në stacion policor. 37 dhe 50-vjeçari i janë nënshtruar edhe testit të alkoolit, ku kanë rezultuar në gjendje të dehur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që ndaj të dyshuarve të iniciohet rasti për veprën ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Krimi në Bon Vivant: Andi “Italiani” përfundon prapa grilave, gjykata merr vendimin