Dy muaj nga vrasja në Bibaj të Ferizajt dhe Prokuroria e Ferizajt ende s’ka ngritur aktakuzë, s’dihet gjë çfarë po ndodhë
Nata e 16 gushtit ishte mjaftë e rëndë për dy familje, njëra prej tyre me prejardhje nga Presheva.
Në oborrin e një prej restoranteve në Ferizaj dikush shkrepi armën e zjarrit, që rezultoi me fatalitet tek i moshuari Sadri Sadriu.
Saktësisht të shtënat me armë zjarri në Bibaj të Ferizajt që u shkrepën në drejtim të 89-vjeçarit ishin nga një zyrtar policor.
Festim Ramadani, ishte zyrtari policor i cili shtiu me armë zjarri në drejtim të Sadriut, e që i njëjti ishte burri i tezes së tij.
E deri tek kjo vrasje e rëndë sipas informacioneve të para erdhi si shkak i një problem familjar në mes dyshes.
Madje siç raportohej në media, Sadri Sadriu dyshohet se kishte prekur në moralin e familjes së Festim Ramadanit, saktësisht tek motrat e të dyshuarit.
I dyshuari, Festim Ramadani i cili vrasjen e ka kryer me armë zyrtare edhe pse ishte jashtë detyrës zyrtare ishte vetëdorëzuar në Polici.
“I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) pas kryerjes së veprës penale është vetëdorëzuar në Stacionin Policor të Ferizajt ku edhe ka dorëzuar armën zyrtare e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. I dyshuari është arrestuar (dhe suspenduar) dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitet tjera policore do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të këtij incidenti të rëndë”,thuhej në njoftimin e Inspektoratit të Policisë së Kosovës.
Por, pavarësisht se tashmë kanë kaluar dy muaj nga kjo ngjarje, Prokuroria e Ferizajt ende nuk ka ngritur aktakuzë në drejtim të të dyshuarit, apo nuk ka bërë asnjë hap në drejtim të këtij rasti në mënyrë që të dihet se çfarë në fakt ndodhi.
Në një përgjigje për lajmi.net, Prokuroria në Ferizaj tërthorazi ka konfirmuar se në fakt aktakuza as nuk është ngritur dhe nuk është bërë asgjë specifike dhe zyrtare në kuadër të këtij rasti, shkruan lajmi.net.
“Të nderuar, Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të i’u njoftoj me kohë lidhur me ngritjen e aktakuzës për rastin në fjalë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për lajmi.net.
Edhe pse tash e dy muaj, Festim Ramadani dhe i dyshuari tjetër në këtë rast J.M po vazhdojnë të mbahen në mbajtje, nga organet kompetente të hetuesisë dhe gjyqësisë nuk kanë bërë asgjë më në kuadër të ngritjes së aktakuzës dhe zhvillimit më pas të seancave gjyqësore.
Raste të tilla, të ndjeshme si ky i vrasjes në Bibaj të Ferizajt ka shumë në Kosovë, e shumë prej tyre ndër vite mbesin nën “fatin” e gjyqësisë.
E në këtë rast deshi apo s’deshi u përmend edhe presidentja Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.
Mediat asokohe raportuan se viktima, Sadri Sadriu është njeri i afërt i familjes Sadriu.
Saktësisht ai ishte axha i burrit të presidentes së Kosovës.
Kurse i dyshuari në këtë rast, Festim Ramadani nuk ishte pjesëtari i vetëm i familjes në Policinë e Kosovës.
Pjesë e këtij institucioni të sigurisë në Kosovë janë edhe dy vëllezërit e Festimit