Dy kosovarë kapen me mijëra euro dhe franga në Morinë, nuk i kishin të deklaruara news image

Dy të rinj kosovarë janë kapur në Morinë gjatë kontrollit, pasi në automjetin tip “Volkswagen” kishin 18,000 franga zvicerane dhe 9,150 euro.

Bëhet e ditur se ata këto para i kishin të padeklaruara dhe si pasojë u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Tashmë, Prokuroria ka nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj tyre.

Lexo edhe:  "Janë bërë 106 orë që policia në Jarinjë e Jashanicë po qëndrojnë pa ndërrim"