Dy gra nga Ferizaj gjejnë para në rrugë, i dorëzojnë në polici

Dy femra nga Ferizaj, kanë gjetur para në rrugë, por që të dyja i kanë dorëzuar ato në polici.

“Dë dy raste të ndara, dy qytetarë nga Ferizaj kanë gjetur para në rrugë dhe ato i kanë dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.  Më 21.08.2024 rreth orës 21:00, tek sheshi ‘’Hyrë Emini’’ në Ferizaj , qytetarja I.Hajredini ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe ato i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.  Më 28.08.2024, rreth orës 20:00 në Ferizaj, qytetarja nga Ferizaj F.Maloku ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe ato i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia i ka falenderuar dy qytetaret për gjestin e bërë dhe se u bën thirrje pronarëve të parave të humbura, të paraqiten në stacioninin e policisë në Ferizaj, që t’i marrin ato.

“Lusim pronarët e vërtetë të parave të humbura të paraqiten në stacionin e policisë në Ferizaj nga e hëna deri të premtën, prej orës 08:00-16:00 dhe ti tërheqin paratë e tyre të humbura “, thuhet në njoftimin e policisë. Me këtë rast Drejtoria rajonale e policisë në Ferizaj i ka falënderuar dy qytetarët : I.Hajredini dhe F. Maloku për gjestin e tyre humanë dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të parave të gjetura në stacionin e policisë”, thuhet në njoftim.

.

Lexo edhe:  Nëse e shihni këtë person njoftone menjëherë Policinë e Kosovës