Dy gjeneralë amerikanë zbarkojnë në FSK-së, kjo është arsyeja

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim dy gjeneralët amerikanë, gjeneralmajor Michael E. Wegscheider, komandant i Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së ushtrisë amerikane si dhe gjeneralmajor Stephen Osborn, agjutant i përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës.

Gjatë këtij takimi të nivelit të lartë, gjenerallejtënant Jashari, i ka informuar mysafirët amerikanë për zhvillimet dhe të arriturat e fundit të FSK-së, duke theksuar fushat e bashkëpunimit dypalësh dhe aktivitetet e përbashkëta që kanë konsoliduar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Një nga temat kryesore ishte pjesëmarrja e FSK-së në ushtrimin shumëkombësh “Defender Europe 25”, ku Kosova është nikoqire, ndërsa kontingjentet e FSK-së marrin pjesë edhe në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kroaci.

Lexo edhe:  Reduktime të energjisë elektrike për sot