Dy fëmijë gjejnë dy mjete të pashpërthyera në Mitrovicë, njoftojnë Policinë

Dy fëmijë të moshave 13 dhe 9-vjeç kanë kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës në Mitrovicë gjatë ditës së djeshme, pasi kanë hasur në dy mjete të dyshimta, e për të cilat kishin frikë se mund të jenë të rrezikshme.

Sinjali mëson se fëmijët janë paraqitur në stacion policor, ku kanë deklaruar se teksa kanë qenë duke mbledhur mbeturina, në një qese plastike kanë gjetur dy mjetet në fjalë.

Fillimisht ata kishin dashur t’i marrin mjetet dhe t’i shisnin për hekur, por pasi e kanë parë se janë të dyshimta, kanë njoftuar Policiënë.

Njësitë policore bashkë me njësinë e deminimit të KFOR-it dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë tërheqjen dhe deminimin e mjeteve në mënyrë të sigurt.

Lexo edhe:  Ndahet nga jeta babai i avokatit të njohur, Besnik Berisha