Duriqi: Në momentin që kalohet Ura e Ibrit në veri, s’ka më shtet të Kosovës

Kryeredaktori i Gazetës Insajderi, Visar Duriqi ka folur për rastin që ndodhi sot në MItrovicë të Veriut ku u sulmua kamermani i Gazetës Insajderi, Jetmir Muji dhe një nxënës.

Duriqi, në emisionin Politiko, tha se në momentin që kalohet ura, nuk ka më shtet të Kosovës.

“Pjesa d.m.th çka del prej urës, rrethit të urës e tutje nuk ka shtet të Kosovës më andej, anej edhe nëse bizneset prIvate që kanë inqizu krejt këtë incident është në mëshirën e tyre nesë dojnë me ja dhonë policisë së Kosovës inqizimet apo jo, pra prej momentit që e kalon rrethin e urës në veri ma shtet të Kosovës nuk ka anenaj”, tha Duqiqi.

Edhe Federata Europiane e Gazetarëve ka reaguar ndaj sulmit të kameramanit të Gazetës Insajderi, Jetmir Muji i cili është sulmuar sot në Mitrovicën e Veriut nga serbët në atë pjesë, derisa ishte duke xhiruar.

Federata Europiane e Gazetarëve kanë dënuar ashpër sulmin ndaj kameramanit të Insajderit, Jetmir Muji, duke shtuar se autoritetet duhet të ndërmarrin veprime dhe të arrestojnë sulmuesit.

“E dënojmë fuqishëm sulmin ndaj gazetarit Jetmir Muji në Veri të Mitrovicës. Autoritetet duhet të ndërmarrin veprime dhe të arrestojnë sulmuesit”, thuhet në reagim.

Sipas policisë, një nxënës shqiptar i shkollës së mesme ishte sulmuar nga serbët në veri, pasi bashkë me tetë nxënës tjerë kishin qenë kanë shkuar për të shëtitur te lokacioni Kodra e Minatorëve që gjendet në zonën e përgjegjësisë së Mitrovicës Veri.

Lexo edhe:  Vrasja e rëndë në Dragodan: Këta janë të dyshuarit nga familja Mustafa që privuan nga jeta 50-vjeçarin