Duket e pabesueshme: Nxirret e gjallë një 29 vjeçare, pas 10 ditësh nën rrënoja

Ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi kanë arritur të shpëtojnë një person pas 258 orësh nën rrënoja.

Ekipet që punonin në mbetjet e zonës Ebrar zbuluan se një person ishte gjallë.

Pas një pune të vështirë, ata shpëtuan 29-vjeçaren, Neslihan Kılınç.

Kılıç, e cila u nxor nga rrënojat në orën 258 të tërmetit, u dërgua në spital me ambulancë.

Neslihan Kılıç është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim