“Dua burr si Luizi”, RTSH shkarkon spikeren, i hapi lajmet me deklaratë dashurie për banorin e Big Brother
Emirjada Muço, gazetare prej 19 vitesh është shkarkuar nga puna e saj si spikere lajmesh në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH).
Shkak është bërë deklarata që ka bërë në hyrje të një edicioni lajmesh, ku tha se dëshironte një bashkëshort si këngëtari e fituesi i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli.
Largimin nga puna e ka bërë me dije vetë gazetarja përmes një postimi në rrjetet sociale , teksa shton se pas ekranit të RTSH-së fshihen njerëz të vegjël që mezi e prisnin që ajo të bënte një deklaratë të tillë në mënyrë që të kishin arsye për ta larguar.
Persona të tillë, sipas gazetares, nuk kanë bërë as 19 kronika në jetën e tyre dhe kanë harruar se skandalet e vërteta janë ato të qeverisë. Në letrën bashkangjitur postimit, shkruhet se gazetarja ka shkelur etikën dhe ka përdorur simbolet e RTSH në postimet e saj në rrjetet sociale.