Droga po përdoret me të madhe, kapen në flagrancë me substanca narkotike edhe katër persona
Përdorimi i drogës është bërë një dukuri që po vazhdon të rritet dita ditës në Kosovë, pasi pothuajse çdo ditë raportohet për raste kur të rinjtë kapen duke bërë shitblerje ose duke konsumuar drogë, e të shpeshtë janë edhe të miturit.
Sinjali mëson se dje dhe sot janë zbuluar disa raste në rajone të ndryshme të vendit, për çka kanë përfunduar në Polici shumë persona.
Një njësi policore që po patrullonte në rrugën ‘Andrea Gropa’, ka ndalur për kontroll një veturë. Gjatë kontrollit të shoferit të veturës, është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, kokainë si dhe një ‘joint’. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.
Më drogë është kapur edhe një 20-vjeçar në Pejë, i cili u ndal nga Policia në parkun e qytetit. I riu është vërejtur duke bërë lëvizje të dyshimta dhe gjatë kontrollit trupor, atij i është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Droga është sekuestruar dhe i shoqëruar është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
E urdhrin e Policisë për t’u ndalur nuk e respektoi një person në Mitrovicë të Veriut. I dyshuari me veturën pa targa, më pas u arrit që të kapet nga Policia dhe të njëjtit i janë gjetur narkotikë të llojit marihuanë. 31-vjeçari përfundoi në pranga dhe u dërgua në stacion policor.
Në pranga si pasojë e posedimit të paautorizuar të narkotikëve përfundoi edhe një i ri në Prizren. Gjatë kontrollit nga Policia, atij i u gjet substancë e dyshuar narkotike e llojit marihaunë e cila është sekuestruar në cilësinë e provave materiale.
Të gjithë të arrestuarit e mësipërm do të hetohen në liri, pasi që ndaj tyre veç e veç janë iniciuar rastet për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.
Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.