Driton Selmanaj “paralajmëron” arrestimin e Albulena Haxhiut

Ka vazhduar polemika e ashpër në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet çështja e arrestimit të drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, tha se është çuditur nga forma se si ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po e mbron Krasniqin.

Madje sipas tij, kjo tregon se nuk është larg as arrestimi i ministres.

“Mënyra qysh po e mbroni. Për besë nuk o larg me të pa prapa grilave edhe ty”, tha Selmanaj.

Më pas foli edhe deputeti Armend Zemaj, i cili ia përmendi disa afera Qeverisë Kurti duke kërkuar “ndihmë” nga ministrja për dorëzuar kallëzime penale.

E kjo shkaktoi reagimin e ministres Haxhiu.

“Qysh ka përfundu ai baxhanaku yt që e ka pasë një keqpërdorim…e din ti…u kanë edhe në media. Ka pasë edhe hetime”, tha ai.

 

Lexo edhe:  E dhimbshme: Ky është çifti që humbi jetën në aksidentin tragjik në Komoran