Dritan Abazoviç: Bëj tifo për Serbinë, shpresoj ta mposht Anglinë

Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në një prononcim për RTS-në (televizionin publik serb) ka thënë se bën tifo për Serbinë dhe shpreson për një fitore në përballjen që ka me Anglinë.

“Do të jem në stadiumin e Gelsenkirchen, duke brohoritur për Serbinë kundër Anglisë. Shpresoj se është koha për befasinë e parë të madhe, edhe një barazim dhe do të ishte rezultat i mrekullueshëm, por pse të mos besoni se Anglia mund të rrëzohet”, tha Abazoviç.

Deklaratën e bëri një ditë më parë, teksa po ndiqte ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë në Dortmund.

Ish-kryeministri i Malit të Zi është optimist dhe thotë se beson në kalimin e Serbisë në fazën tjetër të garës. Madje është i mendimit, se më në fund ato do të tregojnë se janë një ekip i madh.

“Nesër është testi më i madh, nëse shkon mirë, mendoj se do të jetë një ecuri e madhe. Serbia ka individë të mrekullueshëm, mendoj se më në fund do të tregojnë se janë një ekip i madh”, tha Abazoviç.

Lexo edhe:  A është efekti i "Prishtina Mall"? - Komuna ndalon të futen në Prishtinë autobusët e qyteteve tjera