Drenicasja Lirojna Bajraktari, përzgjidhet të ndjek studimet në njërën nga akademitë ushtarake më të njohura në botë
Lirojna Brajraktari nga Skënderaj është përzgjedhur të ndjek studimet në Britaninë e Madhe.
Ushtarakja e FSK-së pritet t’i vazhdojë studimet në njëren nga akademitë më të njohura ushtarake në botë, shkruan Jepi zë
Ajo pritet të bëhet pjesë e Akademisë Ushtarake Mbretërore në Sandhurstsot, institucion që nxjerr oficerët më të përgatitur.
Ushtarakja drenicase sot është pritur nga ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, i cili e urojë Bajraktarin, poashtu u shpreh i lumtur që ushtarakët e Kosovës arrijnë të përzgjidhen të ndjekin shkollimet nga institucionet më të përgatitura në botë./ Jepi zë