Drenicasit në këmbë për Faton Hajrizin, mbushin Skenderajn me posterë

Në rrugët e Skenderajt, po vendosën posterë të Faton Hajrizit, të burgosurit i cili u arratis dy javë më parë nga burgu i Smrekonicës në Mitrovicë dhe u vra në Lloznicë të Serbisë, ku po kërkohej nën dyshimet se vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër, javën e kaluar.

Faton Hajrizi, i cili për shumëkë po shihet si hero, janë thurur këngë e janë bërë dedikime të tjera, shkruan 02 press.

Vendasit e tij kanë nisur t’i vendosin imazhet e Hajrizit nëpër rrugë e Skenderajt.

Posteri i parë i drenicasit që u burgos për herë të parë në vitin 2000, u pa në Podujevë, rrugës për kufirin në Merdare. Ata posterë tani po shpërndahen edhe në pjesë të tjera të vendit. /02 press

Lexo edhe:  “Vjet m’ka vdek djali madh, po edhe ata dy tjerët në Gjermani si t’dekt i kam, s’ma shkelin derën”