Dreka kthehet në përplasje: Babai në Prishtinë tenton ta sulmojë me pjatë djalin, e akuzon se nuk po punon

Jo rrallëherë fëmijët i denoncojnë prindërit e tyre për keqtrajtim. Në shumicën e këtyre rasteve, viktima janë fëmijët e moshave të reja, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike. Një rast j tillë, ka ndodhur mbrëmë në një familje në Mramor të Prishtinës.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije së një 53-vjeçar është denoncuar në Polici nga djali i tij, pas një mosmarrëveshje që patën me njëri-tjetrin, derisa ishin në shtëpinë e tyre. Ngjarja dyshohet se ndodhi në orët e pasdites, kur plasi sherri mes babait dhe të birit.

Motivi i konfliktit dyshohet se janë akuzat e babait në drejtim të djalit, gjoja se ky i fundit nuk po punon. Kjo e ka bërë qe të eskalojë dhe për një moment të tentojë ta sulmojë me pjatë.

Dreka në këtë familje u kthye në përplasje, për çka u nevojit ndërhyrja e Policisë.

Posa Policia ka marrë informacionin, njësitet policore kanë shoqëruar palët në stacion, ku kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë.

Lidhur me rastin, burimet thonë se Prokurori i Shtetit ka vendosur ndaj të dyshuarit të nisin hetimet për “Dhunë në familje”.

Lexo edhe:  Dalin rezultatet e studentëve të pranuar në konvikte