Drejtori Iset Beka paralajmëron nxënësit: Kush zihet duke luajtur lojën “Superman Challenge” në TikTok do të përjashtohet nga shkolla
Në rrjetin social “TikTok” ka marrë hov një sfidë e njohur si “Superman Challenge”, lojë që po luhet nga nxënësit e shkollave fillore në Kosovë dhe më gjerë.
Kjo sfidë përmban rrezik të lartë për lëndime, pasi nxënësit mbajnë shokët e klasës në duar dhe i hedhin në ajër, duke i detyruar ata të marrin pozita të rrezikshme të ngjashme me ato të karaktereve të animuar kur bien në tokë, shkruan “Jepi zë”.
Raste të lëndimeve dhe thyerjeve të kockave janë raportuar tashmë në disa disa qytete të Kosovës po edhe në shtete të botës për shkak të kësaj loje.
Për këtë arsye, drejtori i Shkollës Fillore “Musa Hoti” në Mitrovicë, Iset Beka, ka ngritur shqetësimin dhe ka paralajmëruar se çdo nxënës që kapet duke luajtur këtë lojë do të përjashtohet nga shkolla.