Drejtori i Emergjencës jep detaje për të plagosurit: Tre po trajtohen nga ekipet e anestezionit e kirurgjisë, 2 në ortopedi

Naser Syla, drejtor në Klinikën Emergjente në ShSKUK ka treguar se persona jane plagosur të dielën mbrëma në Prishtinë. Ai tha se në Emergjencë janë pranuar pesë persona.

Siç informon Syla, tre nga të plagosurit janë duke u trajtuar nga ekipet e anestezionit dhe kirurgjisë, ndërsa 2 janë pranuar në klinikën ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm

“5 janë pranu në QE, janë kry ekzaminimet , 3 janë duke u trajtuar nga ekipet e anestezionit dhe kirurgjisë, 2 janë pranu në klinikën ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Syla për Gazetën Express.

Prokuroria e Prishtinës ka konfirmuar për Kallxo.com vdekjen e personit nga incidenti. Viktima është i familjes Gashi të njohur si Capat.

Në konflikt dyshohet se janë përfshirë Sekiraqët dhe Capat, si shkak i telasheve që kanë pasur edhe më herët.

Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se në mesin e të plagosurve është e Salih Sekiraqa, i njohur për autroitetet e sigurisë në vend për disa vepra penale.

Familjet Sekiraqa dhe Capat ishin të përfshirë në një incident më herët, ku ishte plagosur një person nga familja Capat disa muaj më parë.

Lexo edhe:  Mitrovicasi ia kris armës rreth 30 herë, kërcënon policin që intervenoi: Ki me pasë punë ti me mu