Drejtonte makinën i dehur, policia gjobit një shofer në Gjilan

Njësiti rajonal i trafikut rrugor gjatë kontrollit në trafik në Gjilan ka ndalur për kontroll një automjet me vozitës mashkull, kosovar shqiptar

Gjatë kontrollit është dyshuar se vozitësi i këtij automjeti mund të jetë nën ndikim të alkoolit.

Pasi i është bërë matja e alkoolit me test, i njëjti ka rezultuar se ka qenë nën ndikim me 0.74.

Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej 200 euro dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë muajsh.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë: 192; 03850807001.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë” thuhet në njoftim të policisë.

Lexo edhe:  Dhunë në një familje në Veternik: Burri rrah brutalisht gruan e tij, përfundon në ndalim policor