Dramatike: Thyen xhamin e makinës me kokë, i burgosuri tenton të arratiset nga policia në mes të autostradës

Momenti dramatik kur një i arrestuar përpiqet të ikë nga makina e policisë në lëvizje është kapur në kamera.

Incidenti ndodhi gjatë fundjavës në Los Anxhelos.

Djali i prangosur del nga dritarja dhe hidhet në rrugë ndërkohë që makina e policisë është duke lëvizur, por menjëherë sapo ai bie përdhe, sherifi ndalon dhe del për ta kapur dhe rifutur në makinë.

Autoritetet nuk dhanë informacione për identitetin e të arrestuarit apo veprën penale që kishte kryer, por thanë se ai po transferohej në një burg tjetër.

Lexo edhe:  Njihuni me 82 vjeçarin nga Gjakova që do të bëhet pjesë e Bigut, të qëndrojë me Luizin e “çikat e reja”