Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dekalruar se më 1 shtator do të nisë së zbatuari vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat. Ndërkaq, lidhur me vendimin për dokumentet , ai kërkoi që nga ky vendim të përjashtohen serbët që jetojnë në Kosovë.

Gjatë një konference për media në Beograd më 27 gusht, Vuçiq tha se me Kosovën nuk u arrit zgjidhje kompromisi për këto dy tema.

“Është e qartë se nuk ka marrëveshje për targat, që do të thotë se do të fillojë së zbatuari më 1 shtator. Megjithatë, është një afat prej dy muajsh, kështu që do të shohim”, tha ai.

Lexo edhe:  Ky është i arrestuari që arriti të vjedhë revolen e policit brenda stacionit në Mitrovicë– e fshehu në brez dhe u transferua në stacionin tjetër pa u vënë re