Dorëzohet në Polici i dyshuari për tentim vrasjen e 50-vjeçarit në Drenas, zbulohet identiteti i tij

Para rreth dy javësh ndodhi një rast i tentim vrasjes në një pyll në fshatin Baicë të Drenasit, ku një 50-vjeçar është qëlluar me armë zjarri nga disa të rinj, të cilët dyshohen se edhe e rrahën.

Njëri nga të ka rënë në prangat e Policisë një ditë pas ngjarjes, kurse tjetri ka qëndruar në arrati deri mbrëmë kur vendosi të dorëzohej në Polici, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Lirigzon Zariqin, 19-vjeçar, i cili bashkë me Qlirim Behramin, 22-vjeçar, po dyshohen për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Për motive akoma të panjohura, viktima ishte qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë kishte marrë plagë në kokë, për çka fillimisht u dërgua në QKMF-në e Drenasit e më pas në QKUK, ku ka vazhduar trajtimin mjekësor.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur pasi viktima i mori dy të rinjtë me veturën e tij dhe vazhduan për në pyll, ku dyshohet se u sulmua fizikisht. Për të mos mbaruar me kaq, të dyshuarit ia morën veturën 50-vjeçarit dhe u larguan në një drejtim të panjohur.

Ajo që dihet deri më tani është se Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.

Lexo edhe:  Zvicra dëbon serbin pas 33 vitesh qëndrimi aty