Dorëzohet në Polici 57-vjeçari që e kërcënoi të dashurën e tij
Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.
Gazeta Sinjali raportoi dje për një rast të tillë që është denoncuar nga një 44-vjeçare nga Podujeva, e cila e ka raportuar për kanosje burrin 57-vjeçar me të cilin ka bashkëjetuar disa vite.
Dy ditë pasi është denoncuar, i dyshuari është paraqitur në stacion policor, ku është intervistuar dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë
57-veçari nga Prishtina po dyshohet se për motive akoma të panjohura, e ka kërcënuar të hënën përmes telefonit, duke i shkaktuar shqetësim.
Përballë kësaj situate, viktima e ka raportuar rastin para se të ndodhë diçka më e keqe.
Si rezultat i denoncimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Policia ka nisur hetimet ndaj të dyshuarit dhe rasti është iniciuar rasti si “Kanosje”.