Dorëhiqen kryetarët e 4 komunave veriore
Pas dorëheqjes së kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, të njëjtin veprim e kanë marrë edhe kryetarët e Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçan. E bashkë me ta edhe këshilltarët komunalë.
Kjo vjen pas njoftimit të Listës Serbe për tërheqjen nga institucionet e Kosovës.
Si rezultat një numër i pjesëtarëve serbë të policisë i zhveshën uniformat duke treguar kështu refuzimin e institucioneve në Prishtinë.
Sot me fillim nga ora 12:00 në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicën e Veriut do të mbahet një protestë e organizuar nga kjo parti e cila i ka tre kërkesa.
Anulimi i vendimit për targa, formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe vendosja e një komandanti serb në veri, janë tri kërkesat e paraqitura.