Doktori në spital privat ia heq mitrën pacientes duke ia lënduar fshikëzën urinare: Po urinoj pa kontroll

Në fillim të 2023-ës, 38-vjeçarja Shukrie Mehmeti shkoi për kontroll te doktori, Amet Ibro, gjinekolog obstetrik. Ajo më pas hyri në operacion për tumor në mitër dhe doli me kanal urinar të dëmtuar, pas komplikimeve gjatë operimit.

Fillimisht me urgjencë, Ibro e rekomandoi të caktonte një termin për ndërhyrje kirurgjikale në spitalin “Lindja”, ku ai punonte.

Largimi i tumorit nga mitra, ishte ndërhyrja e cila do të bëhej 1,900 euro, sa do t’i kushtonte ky shërbim i spitalit “Lindja”. Mehmetit i mori kohë që t’i tubonte paratë meqë nuk i kishte. Më 29 mars të 2023-ës, Mehmeti hyri në operim. Ndërhyrja ashtu siç iu tha nga mjeku, u krye me sukses.

Përveç fjalëve se “operacioni u krye me sukses”, doktori nuk i kishte thënë asnjë gjë tjetër pacientes. Duket se Ibro e harroi një fakt interesant. Gjatë ndërhyrjes në sallën e operacionit kishte ndodhur një komplikim. Dhjetë ditë pas ndërhyrjes, Mehmeti kishte filluar të ketë urinim të pavullnetshëm.

Ibro i kishte thënë se duhet të shkonte në kontroll për të parë se çfarë po ndodh, mirëpo 38-vjeçares tashmë i kishin filluar dyshimet mbi vërtetësinë e fjalëve të vetë doktorit, meqë sipas Mehmetit, gjatë vizitës, doktori po fliste në gjuhë boshnjake me kolegët e tjerë, duke i ngjallur dyshime se po tentonte të fshihte diçka prej saj.

Në hall me shëndetin dhe me zero besim ndaj ekspertizës së doktorit, ajo vendosi që të merrte opinionin edhe te një spital tjetër privat, ku i thanë se problemi kishte ndodhur gjatë ndërhyrjes.

Kur Mehmeti e kuptoi të vërteten, vendosi që të ballafaqohej me doktorin sy më sy.

Siguria që i dha gjinekologu me fjalët se “të njëjtin operim e ka pasur para dy-tri ditësh dhe s’ka ndodhur asgjë” nuk i doli ashtu siç e priti. Tashmë, Shukrie Mehmeti, 38-vjeçare, po detyrohej të futej edhe në një ndërhyrje tjetër. Kësaj radhe për gabimin e doktorit.KiksKosova/

Lexo edhe:  Kapen në Vermicë 150 kilogramë djathë i padeklaruar nga dogana