Doktori i njohur nga Vushtrria e braktis Kosovën, shkon në Gjermani për të punuar

Edhe një doktor e ka lëshuar vendin gjatë kësaj jave, duke konfirmuar edhe një herë krizën e ikjes së mjekëve.

Kësaj radhe, mjeku që u largua nga Kosova është Edon Peci nga Vushtrria, shkruan “Jepi zë”.

Kolegu i tij Butrint Avdiu e ka quajtur shembull Edonin, duke njoftuar ikjen e tij.

“I urojmë Dr.Edon Pecit punë të mbarë në klinikën në Gjermani, iku një doktor i cili është shembull në punë dhe jetë”, ka shkruar kolegu Avdiu.

Lexo edhe:  Këta janë dy burrat e familjes Gashi që dyshohen se sulmuan seksualisht një 21-vjeçare në Prishtinë