Dogana publikon fotografi të arit të sekuestruar në argjendaritë e rajonit të Gjilanit

Dogana e Kosovës ka publikuar pamje të arit që është sekuestruar në disa argjendari në rajonin e Gjilanit.

Policia sot përmes raportit 24 orësh njoftoi se janë bastisur 7 lokacione ku janë gjetur dhe sekuestruar mbi 33 kilogramë ari, mbi 14 mijë euro dhe mbi 9 mijë franga.

Lidhur me rastin janë arrestuar 6 persona, të cilët janë dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Arrihet marrëveshja, Tetova do të bëhet me fabrikë për prodhimin e makinave elektrike