Dogana ia sekuestron 20 mijë euro një shtetasi të Serbisë
Dogana e Kosovës ka sekuestruar 20 mijë euro të padeklaruara në posedim të një shtetasi të Serbisë gjatë një kontrolli rutinë të automjeteve që hynin në territorin e Republikës së Kosovës përmes pikëkalimit kufitar në Jarinje.
“Paratë e sekuestruara përbëheshin kryesisht nga monedha në dinarë serb, ndërsa pjesa tjetër në valutën euro. Mjetet monetare nuk ishin deklaruar sipas rregullave doganore në momentin e hyrjes”, thuhet në njoftim.
“Mosdeklarimi i këtyre mjeteve përbën shkelje ligjore dhe i nënshtrohet procedurave administrative dhe ndëshkuese, si dhe hetimeve të mëtejshme. Ky rast është dëshmi e përkushtimit të Doganës së Kosovës për të parandaluar kontrabandën financiare, pastrimin e parave dhe të gjitha aktivitetet e paligjshme që cenojnë sigurinë ekonomike dhe financiare të vendit. Veprimet e tilla ndihmojnë në ruajtjen e stabilitetit fiskal dhe mbrojtjen e tregut të brendshëm”, thuhet në njoftim.