“Do t’ju kalli krejtve” – Kapet nga Policia 41-vjeçarja nga Prishtina, kërcënoi një grua
Një 41-vjeçare nga Prishtina ka përfunduar në ndalim policor gjatë ditës së djeshme, pas denoncimit të një gruaje tjetër nën dyshimet se e njëjta e ka kërcënuar. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Vëllezërit Maqastena”, në Prishtinë.
Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë të ditur se gruaja e arrestuar M.M., po dyshohet se e ka kërcënuar viktimën verbalisht, duke iu drejtuar me fjalët “Do t’ju kalli krejtve”, duke i shkaktuar asaj shqetësim dhe frikë.
Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur që ta denoncojë rastin dhe të kërkojë ndihmë nga Policia, për çka posedon edhe dëshmi, që provojnë se e njëjta e ka kanosur.
Bazuar në pamjet e siguruara nga hetuesit, si dhe një rasti tjetër që i kishte paraprirë ngjarjes, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar arrestimin dhe ndalimin e saj.
Si rezultat i kësaj, Policia është vënë në veprim dhe ka arrestuar të dyshuarën, e cila më pas është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar dhe është përballur me denoncimin kundër saj.
Prokurori ka marrë vendim që e dyshuara të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe ndaj saj të nisin hetimet për veprën penale “kanosje’.