“Do të martohem, ajo është gjyshe”, Walker flet për martesën, 2 gratë e tjera dhe fëmijët e tij

Ish-ambasadori amerikan i OSBE-së, William Walker, ka dhënë një rrëfim për tejet personal, ku ka folur për jetën e tij, martesën, fëmijët e tij dhe shumëçka tjetër.

Me këtë rast, ai u ndal edhe te martesa e fundit që pritet të ndodhë, e që këto ditë është përfolur tejet shumë për këtë pjesë.

“Tani do të martohem jo me një vajzë të re, por ajo është një gjyshe”, u shpreh mes tjerash Walker në T7, teksa foli edhe për dy gratë e tjera dhe 4 fëmijët e tij.

Ai tregoi tutje se gruaja e tretë me të cilët do të martohet quhet Dejzi, sikurse e kishte emrin edhe gruaja e dytë, tashmë e ndjerë.

Lexo edhe:  Një i vdekur dhe një i lënduar nga aksidenti në rrugën Rahovec-Xërxë