“Do ta thyej kurrizin”/ Burri në Leposaviq ndjek nga pas një fëmijë që u kap me bashkëmoshatarët në park

Loja e përditshme që po bënte me bashkëmoshatarët e tij në një park, u shndërrua në një makth për fëmijën 13-vjeçar nga Leposaviqi. Kjo pasi që një burrë që kishte parë se fëmijët po shtynin njëri-tjetrin gjatë lojës, i është vënë atij pas duke e ndjekur.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar në Polici babai i të miturit, i cili ka thënë se i dyshuari e ka ndjekur djalin e tij nga pas duke e kërcënuar se posa ta kapë, do ia thyej kurrizin.

Sipas babait, kjo ka ngjallur frikë dhe shqetësim të madh te 13-vjeçari, i cili tashmë refuzon të dalë nga shtëpia.

Njësitet policore janë vënë në lëvizje që ta arrestojnë personin e dyshuar, i cili ndodhet në arrati.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Kanosje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet 41-vjeçari i dyshuar.

Lexo edhe:  Djali rrah babain në Skënderaj, e demolon edhe shtëpinë