Djegia e muzeut në Gjakovë, policia tregon nëse ka persona të lënduar

Policia e Kosovës ka dhënë detaje pas marrjes flakë të muzeut të muzikës në Gjakovë.
Zëdhënësi për këtë rajon, Sheremet Elezaj ka shpalosur informacionin e rëndësishëm se nuk ka persona të lënduar, përcjell lajmi.net.

“Mund të ju konfirmoj se Muzeu i Muzikës në Gjakovë është përfshirë nga zjarri.  Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe Njesia e Zjarrëfikësve të cilët janë duke bërë përpjekje për lokalizimin e zjarrit. Nuk është raportuar për pasoja në njerëz”, tha ai.

 

Lexo edhe:  Zbulohet data e saktë kur fillon “Big Brother Vip Kosova”