“Djalin e kam në infektivë, unë dhe djali tjetër i kemi simptomat”, flet fermeri nga Skenderaj që i rezultuan të semura 23 lopë

Broceloza është një sëmundje që prek lopën, e për pasojë edhe qumështi nga lopët e prekura është i infektuar. Lopët që janë të kontaminuara me brucelozë, asgjësohen, theren, groposen.  

Por kjo nuk ka ndodhur ende me 23 lopë të një fermeri nga Fshati Mikushnicë i Komunës se Skenderajt, të cilat kanë rezultuar pozitiv me sëmundjen e brucelozës që nga gjysma e muajit shtator.

Portali rajoni.org, ka kontaktuar me krye familjarin e familjes në fjale i cili ka bërë të ditur për rajoni se sëmundja ka prekur atë dhe dy djemt e tij.

“Djali e kam të infektuar është dërguar në Infektivën e QKUK-së, jemi tu ja ba analizen me shiku se sa e ka prekur.. Simptoma të njejta kam une edhe djali i dytë”, thotë ai për rajonin.

Ai thotë se dyshimi i burimit të infeksionit është nga mzati të cilin e mbante për majmeri.

Lexo edhe:  Martesa iu shndërrua në ferr 21-vjeçares nga Ferizaj: Burri e incizonte duke kryer seks dhe e kërcënonte se do t’ia publikojë pamjet