“Djali yt po ma nguc gruan, që tri herë kam dashtë me vra”/ 41-vjeçari kërcënon një burrë

Konfliktet e mosmarrëveshjet mes qytetarëve ndodhin për arsye të ndryshme. Ato shpesh herë eskalojnë edhe në ofendime, kërcënime e sulme fizike ndaj njëri-tjetrit, raporton Gazeta Sinjali.

Në një zënkë janë përfshirë së fundi edhe disa persona në fshatin Stanofc i Epërm i Vushtrrisë, ku një burrë dyshohet se ka kërcënuar një tjetër.

Sinjali mëson se i dyshuari i ka dalë në pritë një 59-vjeçarit, të cilin e ka paralajmëruar se ka dashur tri herë t’ia vrasë djalin. Burri është detyruar që të njoftojë Policinë lidhur me rastin, ku ka përshkruar në detaje gjithë situatën në të cilën ndodhej.

Ai deklaruar se i dyshuari po pretendon që këtë ka dashur ta bëjë për shkak se djali i viktimës, ia ka ngacmuar bashkëshorten.

41-vjeçari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me atë se çfarë ka ndodhur.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Kanosje

Lexo edhe:  Vjehrria ia marrin nuses pasaportën me vizë gjermane dhe kthehen në Gjermani, ia pamundësojnë të udhëtojë