Djali rrah prindërit në Podujevë, demolon shtëpinë dhe arratiset

Një person dyshohet të ketë sulmuar fizikisht prindërit e tij.

Rasti ka ndodhur dje në mesditë, në Podujevë.

Viktimat, babai dhe nëna e të dyshuarit, kanë raportuar në polici se biri i tyre i ka sulmuar fizikisht, ka demoluar orenditë shtëpiake dhe i ka kanosur.

“I dyshuari është në arrati dhe po kërkohet nga Policia” thuhet në njoftim zyrtar të policisë.

Rasti është duke u hetuar, teksa është inicuar si “Dhunë në familje”.

Lexo edhe:  Gruaja 43-vjeçare nga Shqipëria ‘shtrinë’ prostitucionin në plot motele në Prizren, bën seks me 30-vjeçarin në këmbim të parave