Djali përfundon në QKUK në gjendje jo të mirë, prindërit arrestohen për neglizhencë në Lipjan
Një rast i neglizhencës prindërore është raportuar në Lipjan, ku një i mitur është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Sipas raportit policor, viktima është paraqitur në gjendje jo të mirë shëndetësore, që dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mos trajtimit të duhur nga ana e prindërve të tij.
“SHKELJE E DETYRIMEVE FAMILJARE: Lipjan NN. Është raportuar se është sjellë në QKUK- Prishtinë viktima mashkull kosovar i mitur, për shkak të gjendjes së tij jo të mirë, për shkak të mos trajtimit nga ana e prindërve të tij. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Lidhur me rastin, autoritetet kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke arrestuar dy prindërit si të dyshuar për neglizhencë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje.

