Djali i Sabit Gecit ther me thikë kolegun e tij në Postë, arratiset

Kushtrim Geci, djali i Sabit Gecit, e ka therur sot paradite në vendin e tij të punës në Postën e Kosovës, kolegun e zyrës. 

Burime të Gazetës Online Reporteri.net bëjnë të ditur se i dyshuari është arratisur pas incidentit.

Viktima ka marrë lëndime në dorë dhe është trajtuar në QKUK.

Rasti është inicuar si lëndim i rëndë trupor.

Reporteri.net merr vesh se viktima është duke u intervistuar nga Policia e Kosovës.

Kushtrim Geci është emër i njohur për organet e rendit.

Lexo edhe:  Vdes nëna e imamit të njohur mitrovicas, Enis Rama