Djali i ish rreshterit qëlloi veten me armën zyrtare, ndodhet në gjendje të rëndë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot qytetin e Gjakovës, ku dyshohet se një person ka tentuar të kryejë vetëvrasje.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për djalin e ish-rreshterit të Policisë në Gjakovë, Qerim Ramës – i cili është pensionuar në janar.
Djali i tij po dyshohet se ka tentuar t’i jap fund jetës, duke e qëlluar veten në kokë me armën zyrtare të babait.
Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas informacioneve të para, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Kujtojmë se ish rreshteri e mbante armën zyrtare pasi që nga viti i kaluar ka hyrë në fuqi një rregullore që edhe pas pensionimit, zyrtarët policor kanë të drejtë mbajtjen e armës zyrtare.