Ditë zie, përfundon spektakli, banorët kanë kohë të vendosin deri të shtunën

Banorët e “Big Brother VIP Albania” sonte janë informuar lidhur me ngjarjen tragjike ku mbeti i vrarë roja e Top Channel-it pas një bresheri plumbash drejtuar objektit.

Ata kanë mbetur të shokuar pas të gjithë asaj që dëgjuan, shkruan lajmi.net.

Moderatorja, Arbana Osmani u tha atyre se do të ju jepet kohë deri të shtunën të mendojnë lidhur me vendimin e tyre.

Për shkak që sonte është ditë zie, nuk do të ketë spektakël.

Ajo gjithashtu shpjegoi që ata e ndjenin të nevojshme vetëm të informonin banorët.

 

Lexo edhe:  Olta Gixhari ekspozon linjat joshëse në paraqitjen nga pushimet në Bodrum