Ditë e rëndë për familjen Krasniqi në Kamenicë, ky është burri që u gjet i vdekur në oborrin e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në shtëpinë e familjes Krasniqi, në rrugën Hodaj të fshatit Koretin në Kamenicë, ku familjari i tyre, Ismeti, 57-vjeçar, u gjet në oborrin e shtëpisë pa shenja jete.

02 Press raportoi pak më parë se vdekjen e Ismetit Prokurori i Shtetit e ka cilësuar si të dyshimtë, prandaj me urdhër të tij kanë nisur hetimet.

I ndjeri u gjet i shtrirë në tokë nga Emergjenca e qytetit që intervenuan pasi pranuan një thirrje për ndihmë në këtë fshat. Ekipi mjekësor që doli menjëherë në vendin e ngjarjes, pas ekzaminimeve për shenjat vitale, konstatoi se 57-vjeçari ka ndërruar jetë.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që çojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Për të gjetur shkaktarin e vdekjes së tij, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe rasti është hapur nga Prokuroria si “vdekje e dyshimtë. /Gazeta Sinjali

Lexo edhe:  Kosovari e ndërron mbiemrin në Zvicër, nga Sylejmani në Mani: Më vinte turp, mendonin që jam turk ose arab