Dita pa makina në Prishtinë: Sot qytetarët mund të udhëtojnë falas në Trafikun Urban

Të gjithë qytetarët që shfrytëzojnë transportin publik “Trafiku Urban”, sot nuk do të paguajnë biletën. Ky vendim për lirim nga pagesa është marrë për nder të ditës ndërkombëtare pa makina.

“Bazuar në vendimin e Komunës së Prishtinës, për nder të ditës ndërkombëtare pa makina, më datë 22.09.2022 lirohen nga pagesa të gjithë qytetarët që shfrytëzojnë transportin publik të N.P.K. “Trafiku Urban” SH.A”, thuhet në njoftim.

Qasja në transportin publik promovon dhe siguron lirinë e lëvizjes për të gjithë, pa pasur nevojë të varemi nga statusi i pronësisë së automjeteve.

“Lehtësirat e mundshme për transport brenda Prishtinës, për qytetarin janë dhe mbeten prioritet i yni” thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Lexo edhe:  Shoferi i ‘Hej Taxi’ kapet në flagrancë me marihuanë, dyshohet për shitblerje të drogës