Dita nis keq: Aksident trafiku në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë

Mëngjesi ka nisur keq me një aksident trafiku në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë.

Ky aksident është shkaktuar në segmentin rrugor në Milloshevë, një vend i njohur për shumë aksidente.

Nga pamjet e dërguara shihet se njëra veturë ka pësuar dëme të konsiderueshme, ndërsa për të lënduar ende nuk ka informacion.

Deri në raportimin e “Jepi Zë”, Policia ende nuk ka arritur në vendin e ngjarjes.

Lexo edhe:  Konfiskohen mbi 2 mijë monedha 2 euroshe false në një market në Lipjan