Dita nis keq: Aksident trafiku në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë
Mëngjesi ka nisur keq me një aksident trafiku në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë.
Ky aksident është shkaktuar në segmentin rrugor në Milloshevë, një vend i njohur për shumë aksidente.
Nga pamjet e dërguara shihet se njëra veturë ka pësuar dëme të konsiderueshme, ndërsa për të lënduar ende nuk ka informacion.
Deri në raportimin e “Jepi Zë”, Policia ende nuk ka arritur në vendin e ngjarjes.