Disa ditë pas alarmit për mungesë të ushqimit për ushtarët, presidentja Osmani ndërmerr hapa

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Këtë e ka konfirmuar në Tëvë1, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla.

Ai ka thënë se takimi është zhvilluar vonë pasdite dhe nuk ka detaje.

Syla ka bërë të ditur se në takim nuk ka qenë komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari pasi ndodhet në një vizitë zyrtare në ShBA.

Kujtojmë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka thënë ende asnjë fjalë për skandalit me ushqim të FSK-së deri më tani.

Lexo edhe:  Situatë e qetë në veri, KFOR-i heq disa tela gjemborë në Zveçan