Diler droge Kanadë-Nju Jork, i kërkuar nga FBI-ja| Kush është i arratisuri nga Bon Vivant’i?

Në përleshjen që ndodhi mbrëmë në “Bon Vivant” në qendër të Prishtinës mbeti i vdekur Kastriot Ramadani 39-vjeçar.

Gazeta Insajderi merr vesh se Dukagjin Nikollaj i njohur me nofkën “Duka” është i dyshuari kryesor në rastin e mbrëmshëm në “Bon Vivant”.

“Duka” është emër i njohur edhe në Amerikë ku ka një të kaluar kriminale.

Sipas FBI ai dyshohet të jetë i përfshirë në blerjen e sasive të mëdha të marijuanës nga Kanada dhe shpërndarjen në zonën e Nju Jorkut.

Për “Dukën” është lëshuar urdhër arrest në maj të vitit 2010 nën akuzat për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Në disa fotografi “Duka” shihet nën shoqërinë e Kastriot Ramadanit i cili mbeti i vrarë mbrëmë në “Bon Vivant”.

Insajderi mëson se të dy ndodheshin së bashku mbrëmë në lokalin në fjalë.

“Duka” nuk ka arritur të kapet nga policia, aktualisht ai ndodhet në arrati.

Një ndër të dyshuarit për përfshirje në këtë ngjarje është edhe Andi Pajaziti i njohur me nofkën “Italiani”. Ai raportohet se ka mbetur i plagosur.

Lexo edhe:  Vullneti dhe Gresa me strategji të re për lojën, ky është plani i tyre