Dikush ia vë flakën një dyqani në Gjilan, shkaktohen 20 mijë euro dëme

Një lokal biznesi është përfshirë nga zjarri mbrëmë pas mesnate në rrugën ‘Marie Shllaku’ në Gjilan. Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante, me ç’rast ekipi i zjarrfikësve ka arritur që ta lokalizojë dhe ta shuajë në tërësi zjarrin. Njësitë policore kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit. Në kuadër të veprimeve hetimore janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë, ku është vërejtur një person i cili i ka vënë zjarrin dyqanit. Bazuar në dëshminë e pronarit të lokalit, dëmet e shkaktuara kapin vlerën e rreth 20 mijë eurove. Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Zjarrvënie’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.
Lexo edhe:  Këto janë dy gratë që u arrestuan në Prizren, dyshohet se u morën me prostitucion