“Dikush duhet të mbahet përgjegjës për kthim të vendit 20 vjet prapa, drejt territ”

Analisti Ilir Ibrahimi vlerëson se gjatë tërë vitit nuk është bërë asgjë për t’u përballur me situatën për reduktimet e rrymës, që nisin nga sot.

Ai thotë se ka pasur neglizhencë dhe hezitim në vendimmarrje, teksa shton se “dikush duhet të mbahet përgjegjës për kthim të vendit 20 vjet prapa- drejt territ e paperspektivës”.

Reagimi i tij i plotë:

Nëse reduktimet e rrymës fillojnë në gusht, kur e kemi konsumin e ulët, mund ta paramendojmë se çfarë mund të presim në dimër.

Gjatë gjithë vitit nuk e kemi parë as edhe një hap të vetëm për tu përballur me këtë situatë. Përkundrazi, ka pasur neglizhencë dhe hezitim në vendimarrje.

Dikush duhet të mbahet përgjegjës për kthim të vendit 20 vjet prapa- drejt territ e paperspektivës.

Lexo edhe:  Nesër skadon afati për pagesat e tatimit në pronë, interes e gjoba për ata që s’paguajnë