“Dikush do të hyjë nga Serbia”: Policia i nis autoblindat drejt Jarinjës
Automjete të blinduara të Policisë së Kosovës janë nisur në drejtim të pikë-kalimit kufitar në Jarinje.
Policia e Kosovës ka marrë informatë se dikush mund të hyjë nga Serbia, ka thënë sot zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani ka thënë për Koha.net se njësitet speciale policore janë nisur drejt pikës kufitare në Jarinjë për shkaqe sigurie.
Megjithatë, ai ka thënë se nuk është ende e qartë se kush mund të hyjë në Kosovë.
“Është njëfarë informate që ka me ardhë dikush prej Serbisë dhe policët tanë janë atje. Për shkaqe sigurie i kemi dërguar ata”, ka thënë ai.