Digjet një veturë te Aeroporti i Prishtinës, pamje nga vendi i ngjarjes

Një veturë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta shuar zjarrin.

Sipas sinjalizuesit ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar dhe cili është shkaktari.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes ish ushtari i UÇK-së, Beqir Qerimi